Botë

Britania prezanton masa të reja kufizuese, thotë se do të mbesin në fuqi së paku gjashtë muaj

Britania prezanton masa të reja kufizuese, thotë se do të mbesin në fuqi së paku gjashtë muaj
Foto: Reuters

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka paralajmëruar britanikët të martën se nuk duhet të presin kthimin në një normalitet social për së paku gjashtë muaj, ndërsa ka vendosur masa të reja kufizuese me të cilat Qeveria shpreson të ndalojë hovin e përhapjes së koronavirusit, shkruan agjencia AP.

Duke thënë se Britania duhet të veprojë apo të përballet me një valë të dytë masive të COVID-19, Johnson, ka prezantuar një pako të re të masave kufizuese përfshirë mbylljen e pabeve, restoranteve dhe vendeve tjera të argëtimit në Angli nga ora 22:00 deri në ora 5 të mëngjesit dhe i ka bërë thirrje njerëzve të punojnë nga shtëpia kur kjo është e mundur.