Botë

Padi ndaj Qeverisë së Austrisë për përhapjen e koronavirusit në resortin e skijimit

Padi ndaj Qeverisë së Austrisë për përhapjen e koronavirusit në resortin e skijimit
Foto: Reuters

Një grup për të drejtat e konsumatorëve të mërkurën ka ngritur padi kundër Qeverisë së Austrisë për shkak të përhapjes së koronavirusit në resortin e skijimit Ischgl dimrin e kaluar, shkruan agjencia Reuters.

Përhapja në Ischgl, i njohur si “Ibiza e Alpeve”, ishte më e madhja në Austri dhe kontribuoi në përhapjen e virusit nëpër Evropë. Qindra austriakë u infektuan dhe mijëra turistë të huajë kanë thënë se edhe ata e kanë gjetur burimin e infektimit te resorti i skijimit.