15:58

Alarm i rremë për bombë tek Kulla Eiffel

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë, pas një kërcënimi se tek Kulla Eiffel është vendosur bombë, rezulton alarm i rremë.

Policia ka evakuuar menjëherë qytetarët që ndodheshin aty dhe ka vendosur një perimetër sigurie.

Mësohet se një burrë ka thirrur “Allahu Ekber” dhe ka kërcënuar se “do hedhë në erë kullën”.

Dhjetëra policë të armatosur kanë rrethuar Kullën Eiffel në Paris pasi dyshohet për një sulm terrorist.

Megjithatë pas disa orë alarmi, Departamenti i policisë në Parsi doli me një deklaratë në të cilën thuhej se alarmi ishte i rremë

14:12

Alarmi për bombë në kullën Eiffel, gazetari dëshmitar: Një burrë bërtiti ”Allahu Ekber”...

Një gazetar dëshmitar ka rrëfyer nga vendi i ngjarjes se çfarë po ndodh në Paris dhe pse Policia ka ngritur alarmin për bombë dhe ka evakuuar kullën Eiffel.

Gazetari Amaury Bucco thotë se një burrë bërtiti ”Allahu Ekber” dhe kërcënoi se do shpërthente gjithçka, transmeton Standard raportimet e mediave franceze.

Më tej ai jep detaje nga operacioni policor që është në vijim e sipër dhe se perimetri i kullës Eiffel tashmë është i rrethuar nga uniformat e Policisë franceze.