Botë

Llukashenko betohet papritmas si president i Bjellorusisë

Llukashenko betohet papritmas si president i Bjellorusisë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko është betuar për një mandat të ri, tha agjencia zyrtare e lajmeve Belta. Inaugurimi u krye në mënyrë të papritur dhe pa një njoftim paraprak, transmeton VizionPlus.

Në një situatë normale, ceremonia, do të publikohej paraprakisht si një rast i madh shtetëror. Por, pretendimet e Llukashenkos se fitoi zgjedhjet e 9 gushtit shkaktuan javë të tëra protestash në Minsk, pasi opozita e akuzoi atë për manipulim masiv të votave.