Botë

Tikhanovskaya: Betimi i Lukashenkos si president - farsë

Tikhanovskaya: Betimi i Lukashenkos si president - farsë

Minsk, 23 shtator – Betimi i sotëm i Lukashenkos në postin e presidentit është një farsë, pasi, në realitet, ai ka dalë në pension, deklaroi udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, lidhur me ceremoninë që Aleksander Lukashenko e mbajti të fshehur.

“Kjo do të thotë që urdhërat e tij nuk janë më legjitime dhe janë të paekzekutueshme. Unë, Svetlana Tikhanovskaya, jam udhëheqësja e vetme e zgjedhur e popullit bjellorus’’, shtoi ajo.