Botë

Kundërshtarët dhe kriminelët kibernetikë e vënë rezultatin e zgjedhjeve amerikane në shënjestër

Kundërshtarët dhe kriminelët kibernetikë e vënë rezultatin e zgjedhjeve amerikane në shënjestër

Uashington, 24 shtator - Zyrtarët e sigurisë së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara po përgatisin publikun amerikan për një lloj të ri të skenarit më të keq për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit - një vërshim dezinformimesh në orët menjëherë pas mbylljes së votimeve, duke hedhur dyshime mbi rezultatet dhe vetë procesin, ndërsa votuesit do të jenë në pritje të mësojnë se kush do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Zyrtarët paralajmërojnë se sulmet e mundshme do të jenë të përhapura dhe të projektuara për t'i bërë amerikanët dyshues për çdo informacion që marrin, madje edhe nga burime normalisht të besueshme.