Botë

Bullgaria kërkon nga BE-ja të mos njohë kombin dhe gjuhën maqedonase

Bullgaria kërkon nga BE-ja të mos njohë kombin dhe gjuhën maqedonase

Qeveria bullgare do që BE-ja t'i ndalojë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë.

Një mosmarrëveshje historike e ndezur midis dy vendeve fqinje në Ballkan është duke u bërë një çështje për Brukselin, sepse negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti.