Botë

Rusia regjistron shifrat më të mëdha të rasteve të reja me koronavirus në dy muajt e fundit

Rusia regjistron shifrat më të mëdha të rasteve të reja me koronavirus në dy muajt e fundit

Në Rusi janë regjistruar 6595 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Është shifra më e lartë në më tepër se dy muaj dhe infeksionet e reja në Moskë e kanë kaluar shifrën 1000 për herë të parë që nga fundi i qershorit, raporton agjencia Reuters.

Rusia ka zbutur masat në fillim të qershorit, dhe shumë shitore, biznese dhe rrjete të transportit në Moskë tash janë duke operuar si zakonisht.