Botë

Zgjidhja me dy shtete zgjidh konfliktin Izrael-Palestinë

Zgjidhja me dy shtete zgjidh konfliktin Izrael-Palestinë

Amman, 24 shtator /ATSH-DPA/ – Katër ministra të Jashtëm arabë dhe europianë theksuan se një zgjidhje me dy shtete është zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme dhe nxitën izraelitët dhe palestinezët të kthehen në tryezën e negociatave mbi atë bazë.

Ministrat e Jashtëm të Francës, Egjiptit dhe Jordanisë mbajtën një takim në Aman për të diskutuar konfliktin në Lindjen e Mesme.