Botë

OBSH-ja druhet se mbi 2 milionë njerëz mund të vdesin nga COVID-19, para se të nisë vaksinimi

OBSH-ja druhet se mbi 2 milionë njerëz mund të vdesin nga COVID-19, para se të nisë vaksinimi
Foto: Ilustrim

Numri i viktimave nga koronavirusi në botë mund të mbërrijë në dy milionë, para se të nisë përdorimi i një vaksine efektive, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mike Ryan, kreu i OBSH-së për situate emergjente, ka thënë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, pa një veprim të përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare.