Botë

Presidenti ukrainas urdhëron hetim të shpejtë për rrëzimin e avionit

Presidenti ukrainas urdhëron hetim të shpejtë për rrëzimin e avionit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar se shkaqet e rrëzimit të avionit ushtarak ku humbën jetën 26 persona, do të investigohen me shpejtësi dhe paanësi.

Avioni transportues ushtarak që kishte kadetë të forcave ajrore, u rrëzua dhe shpërtheu në flakë të premten afër një autostrade në Ukrainën verilindore.