Botë

Danimarka thërret që të përdoret pandemia për t’i dhënë fund pabarazisë

Danimarka thërret që të përdoret pandemia për t’i dhënë fund pabarazisë
Foto: Reuters

Kryeministrja e Danimarkës u ka bërë thirrje liderëve të botës që të përdorin pandeminë si thirrje për t’i dhënë fund pabarazisë.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se virusi ka shpërfaqur pabarazinë e rëndë që ekzistonte në botë.