Botë

Greqia njofton për vdekjen e imigrantit të parë nga COVID-19

Greqia njofton për vdekjen e imigrantit të parë nga COVID-19
Foto: Reuters

Një imigrant ka vdekur në Greqi të dielën si pasojë e COVID-19. Është imigranti i parë që ka vdekur në Greqi si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, raporton agjencia Reuters.

Afgani 61-vjeçar, ishte babai i dy fëmijëve dhe jetonte në kampin e imigrantëve në Malakasa në veri të Athinës. Ai ishte trajtuar dhe vdiq në spital në Athinë, është njoftuar nga autoritetet greke. Është thënë se po gjurmohen kontaktet.