Botë

Trump në debatin e parë presidencial kërkon që Biden të bëjë testin për drogë

Trump në debatin e parë presidencial kërkon që Biden të bëjë testin për drogë

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se do të kërkojë që sfiduesi i tij demokrat për zgjedhjet e 3 nëntorit, ish-Nënpresidenti Joe Biden, të bëjë testin për drogë para ose pas debatit të tyre këtë të martë në mbrëmje.

Ai sugjeroi se paraqitja jo e njëtrajtshme e zotit Biden në debatet e mëparshme politike, ishte tregues se ai ishte i droguar. Akuza e pazakontë e zotit Trump, të cilën ai e ka ngritur edhe më parë gjatë javëve të fundit, vjen ndërsa ai vazhdon të renditet pas zotit Biden në sondazhet kombëtare, prej disa muajsh me radhë.