Botë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Indi e kalon shifrën 6 milionë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Indi e kalon shifrën 6 milionë
Foto: Reuters

Numri i të infektuarve me koronavirus në Indi e ka kaluar shifrën 6 milionë, por nuk është as afër shifrës që kërkohet për imunitet të turmës në një shtet me 1.3 miliardë banorë. Kështu që është rritur frika se do të futet vendi në kulmin e pandemisë në periudhën e festave fetare hinduse, shkruan agjencia Reuters.

India ka regjistruar mbi 1 milion raste me koronavirus në vetëm 11 ditë, sipas të dhënave të Qeverisë, dhe është vendi i dytë për nga numri i të infektuarve me koronavirus pas SHBA-së, ku numri i të infektuarve është mbi 7 milionë.