Botë

Merkeli viziton Navalnyn në spital, pret sqarim nga Rusia për helmimin

Merkeli viziton Navalnyn në spital, pret sqarim nga Rusia për helmimin
Foto: Reuters

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar opozitarin rus Alexei Navalny derisa ky i fundit po trajtohej në spitalin e Berlinit pas helmimit, ka thënë zëdhënësi i Merkelit të hënën.

Lajmet për takimin e tyre mund të shqetësojë Moskën, e cila refuzon të pranojë gjetjet e ekspertëve gjermanë, francezë dhe suedezë që tregojnë se Navalny ishte helmuar përmes një agjenti nervor në Rusi muajin e kaluar, raporton Reuters. Rusia vazhdimisht ka kritikuar Gjermaninë duke thënë se ka dështuar pasi ka përhapur informacionet për këtë rast.