Botë

Migrantët vendosin tenda në Serbi në pritje për të hyrë në shtetet e BE-së

Migrantët vendosin tenda në Serbi në pritje për të hyrë në shtetet e BE-së
Foto: AFP

Dhjetëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika kanë ngritur tenda jashtë Suboticës, qytet në veri të Serbisë, me synimin për të kaluar fshehurazi kufirin e afërt me Hungarinë që çon për në Evropën Perëndimore.

Sipas Qendrës së Mbrojtjes së Azilit, janë rreth 1.000 migrantë në Vojvodinë që përpiqen të kalojnë në vendet fqinje duke përfshirë Rumaninë dhe Hungarinë, për në pjesët më të pasura të kontinentit.