Botë

Çekia rikthen gjendjen e jashtëzakonshme nga 5 tetori

Çekia rikthen gjendjen e jashtëzakonshme nga 5 tetori

Qeveria e Republikës së Çekisë miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e mprehtë të numrit të rasteve me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se, për së paku dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufizojë tubimet në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, do të ndalojë pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, do të mbyllë shkollat e mesme dhe do të kërkojë nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.