Botë

Papa Françesku refuzoi takimin me Sekretarin Mike Pompeo

Papa Françesku refuzoi takimin me Sekretarin Mike Pompeo
Mike Pompeo

Vatikani ja njoftuar të mërkurën se ka refuzuar kërkesën e Mike Pompeos për audiencë te Papa Françesku dhe ka akuzuar Sekretarin shtetëror amerikan se po tenton të përfshijë Kishën Katolike në zgjedhjet e SHBA-së, shkruan Al-Jazeera.

Vërejtja e Vatikanit ka ardhur pasi Pompeo në disa postime në Twitter ka akuzuar Kishën se ka cenuar “autoritetin moral” me ripërtëritjen e marrëveshjes me Kinën për emërimin e peshkopëve.