Botë

Kriza nga koronavirusi mund të çojë 2.5 milionë vajza drejt martesës së hershme

Kriza nga koronavirusi mund të çojë 2.5 milionë vajza drejt martesës së hershme
Foto: Ilustrim

Deri në 2.5 milionë më shumë vajza të mitura janë në rrezik të martesës së detyrueshme në pesë vitet e ardhshme si rezultat i ndikimit të COVID-19, sipas një raporti nga Save the Children.

Organizata parashikon rritjen më të keqe të shkallës së fëmijëve të martuar, në 25 vjet, teksa pandemia ka mbyllur shkollat dhe ka shtyrë familjet e varfra në varfëri edhe më të skajshme, raporton The Guardian.