Botë

Belgjika, vendi i parë në Evropë që për zv.kryeministre emëron një transgjinore

Belgjika, vendi i  parë në Evropë që për zv.kryeministre emëron një transgjinore
Foto: Politico

Një grua transgjinore është betuar si zëvendëskryeministre në Qeverinë e Belgjikës të enjten, duke u bërë kështu edhe politikanja trans më e vjetër në Evropë.

Petra De Sutter, gjinekologe dhe anëtare e Partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian, është bërë një nga shtatë zëvendëskryeministrat e koalicionit qeverisës në Belgjikë, me dhënien fund të bllokimit 16-mujor pas zgjedhjeve.