Autobusi me gazetarë armenë e rusë pëson në mes të luftimeve në Nagorno-Karabakh

Autobusi me gazetarë armenë e rusë pëson në mes të luftimeve në Nagorno-Karabakh
Një autobus me gazetarë rusë dhe armenë si dhe një shtetas amerikan i përshkruar si “vullnetar”, është goditur nga një zjarr artilerie në Nagarno-Karabakh, ka shkruar agjencia e lajmeve RIA të premten, përcjell Reuters.
Sipas raportimit, nuk ka të vdekur, transmeton KOHA.
Dje është raportuar për dy gazetarë francezë të goditur nga një predhë nga forcat azerbajxhanase në këtë rajon.
Konflikti në Nagorno-Karabakh: Armenia e gatshme për armëpushim
Ministria e Jashtme e Armenisë ka thënë se “është e gatshme të angazhohet” me Francën, Rusinë dhe SHBA-në për të ndalur luftimet me Azerbajxhanin, të premten.
Numri i viktimave është rritur në jug të Kaukazit ndërsa dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulme vdekjeprurëse, raporton BBC.
Konflikti për territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakh shpërtheu të dielën.
Dy vendet, të cilat ishin pjesë të Bashkimit Sovjetik, u futën në luftë për këtë territor në mes të vitit 1988 dhe 1994, eventualisht me armëpushime, por nuk kanë arritur asnjëherë marrëveshje.
Franca, Rusia dhe SHBA-ja të cilat përbëjnë Grupin e Minskut për ndërmjetësim mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, kanë bërë thirrje për armëpushim, por deri tash Azerbajxhani nuk ka dhënë një përgjigje pozitive që çon në bisedime, transmeton KOHA.
Gjatë luftimeve të fundit, forcat e Azerbajxhanit kanë thënë se kanë bërë përparime, derisa kanë akuzuar Armeninë për sulme me artileri në katër fshatra, duke shkaktuar vdekje të civilëve.
Armenia nga ana tjetër ka thënë se ka rrëzuar shtatë dronë afër kryeqytetit Yerevan, por këto akuza i ka hedhur poshtë Azerbejxhani.
© KOHA.

Raketa ruse godet infrastrukturën hekurudhore në Dnipropetrovsk

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë: BE-ja pritet t’i vendosë embargo naftës ruse

Mbi 1.4 milionë ukrainas janë deportuar në Rusi

OBSH-ja: Lia e majmunëve mund të frenohet

Emisari rus jep dorëheqjen shkaku i “luftës agresive”

Një granatë false lihet jashtë Konsullatës ruse në Sao Paulo

Johnsonit i publikohen fotografi duke pirë në një manifestim gjatë izolimit

Stoltenberg: Do t’u adresohemi shqetësimeve të Turqisë për zgjerimin e NATO-s

Vritet roja e Ambasadës së Katarit në kryeqytetin francez

BE-ja planifikon zbutjen e rregullave fiskale pas luftës në Ukrainë

Iraku mbyll shkollat e aeroportet shkaku i stuhisë “portokalli”
