Botë

Borrell në vetizolim, ishte në kontakt me një person që ka rezultuar me koronavirus

Foto: Alban Bujari / KD
Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, është vetizoluar pasi që ishte në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus

“U informova këtë pasdite se një anëtar i delegacionit që po udhëtonte me mua dhe Janez Lenarqiqin në Etiopi javën e kaluar ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Unë kam rezultuar negativ në kthimin tim të dielën. Jam vetizoluar në përputhje me rregullat dhe po pres testimin e dytë”, ka shkruar Borrell në Twitter.