Botë

Sulm terrorist në Afganistan, 15 të vdekur e 150 të plagosur

Sulm terrorist në Afganistan, 15 të vdekur e 150 të plagosur

Një makinë bombë pranë selisë së policisë lokale në Afganistanin qendror, la 15 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur.

Zyrtarët afganë e cilësuan sulmin e së dielës në Firozkoh, kryeqyteti i provincës Ghor, akt terrorist, duke shtuar se shumica e viktimave ishin civilë. Shpërthimi i fuqishëm vetëvrasës dëmtoi edhe zyra qeveritare, thonë zyrtarët.