Botë

Rusia regjistron rekord të rasteve të reja me koronavirus

Rusia regjistron rekord të rasteve të reja me koronavirus

Rusia ka regjistruar rekord ditor të rasteve me koronavirus. Të hënën ka raportuar për 15.982 raste të reja, përfshirë 5.376 në kryeqendër Moskë, njofton agjencia Reuters.

Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 1.415.316. Po ashtu është njoftuar për 179 të vdekur në 24 orët e fundit, duke arritur totali i të vdekurve në 24.366.