Botë

SHBA-ja ngre padi kundër gjashtë rusëve për sulme kibernetike

SHBA-ja ngre padi kundër gjashtë rusëve për sulme kibernetike

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka ngritur akuza kundër gjashtë zyrtarëve ushtarakë rusë për dyshimin se kishin për qëllim të rrezikonin zgjedhjet në Francë në vitin 2017, Lojërat Olimpike Dimërore dhe ekonominë amerikane përmes sulmeve kibernetike.

Të gjashtë të akuzuarit janë anëtarë të agjencisë ushtarake ruse GRU, dhe sipas padisë, ata gjithashtu dyshohen se kanë ndërhyrë në politikën e brendshme të Ukrainës, raporton AP.