Botë

Zvicra regjistron 3008 raste të reja me koronavirus

Foto: Reuters
 

Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë raportuar për 3008 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të infektuarve po vazhdon të rritet.

Agjencia Zvicerane për Shëndetin Publik (BAG) ka raportuar në total 86.167 rastet me koronavirus në Zvicër dhe principatën e vogël fqinje Lihtenshtajnin, që nga fillimi i pandemisë. Numri i të vdekurve është rritur për tetë në 24 orët e fundit, duke çuar totalin në 1845, shkruan agjencia Reuters.