Botë

Erdogan: Macroni dëshiron “të lajë hesape” me myslimanët

Erdogan: Macroni dëshiron “të lajë hesape” me myslimanët
Foto: Reuters

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi masat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të luftuar aktivizmin islamik, duke pretenduar se ato, në të vërtetë, kanë qëllim “për të larë hesape” me myslimanët.

“Ata që janë të shqetësuar nga rritja e islamit, e sulmojnë fenë tonë duke nxjerrë kriza të shkaktuara nga vetë ata”, tha Erdogan në një video-mesazh për një samit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, transmeton DPA.