Botë

Çfarë ndodh nëse nuk ka fitues të qartë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Çfarë ndodh nëse nuk ka fitues të qartë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Foto: Reuters

Dy javë nga zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti, ekspertët politikë po analizojnë një sërë skenarësh me të cilat vendi mund të përballet në ditën e zgjedhjeve dhe në javët në vijim. Mundësitë ndryshojnë midis një fitoreje të qartë nga Presidenti Donald Trump ose ish-nënpresidenti Joe Biden, dhe një beteje të pazgjidhur ligjore që e lë rezultatin të pasigurt në janar, kur Kongresi i ri duhet të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Ekspertët thonë se përcaktimi i fituesit të këtyre zgjedhjeve është veçanërisht i tensionuar për shkak të një niveli të paprecedent të votimit në mungesë i nxitur nga pandemia e koronavirusit. Dallimet e ligjeve mes shteteve mbi mënyrën dhe kohën e numërimit të fletëvotimeve në mungesë lenë të kuptohet se mund të duhen ditë ose javë për të përfunduar numërimin e votave.