Botë

Kryeministri armen nuk sheh zgjidhje diplomatike të konfliktit për Nagorno-Karabakhun

Kryeministri armen nuk sheh zgjidhje diplomatike të konfliktit për Nagorno-Karabakhun

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian i ka thënë kombit se nuk sheh mundësi të zgjidhjes diplomatike të konfliktit për rajonin e Nagorno-Karabakhut, duke zvogëluar përpjekjet ndërkombëtare për armëpushim të qëndrueshëm në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit për këtë territor.

“Ne duhet ta kuptojmë se çështja e Karabakhut, të paktën në këtë fazë dhe për një kohë të gjatë, nuk mund të ketë zgjidhje diplomatike”, ka thënë Pashanian gjatë një fjalimi të transmetuar edhe në rrjetin social, Facebook.