Botë

Ministrja e Jashtme e Belgjikës shtrohet në terapi intensive, një javë pas konfirmimit me koronavirus

Ministrja e Jashtme e Belgjikës shtrohet në terapi intensive, një javë pas konfirmimit me koronavirus

Sophie Wilmès, e cila ishte kryeministrja e përkohshme e Belgjikës gjatë valës së parë të shpërthimit të koronavirusit, është shtruar në kujdesin intensiv për shkak të Covid-19.

Wilmès, e cila tani është ministre e Jashtme e vendit, doli pozitive në testin për koronavirusin javën e kaluar dhe ishte vetë-izoluar.