Botë

I gjithë lidershipi i ”Agimit të Artë” do të burgoset, pasi dënimet e tyre nuk do të pezullohen

I gjithë lidershipi i ”Agimit të Artë” do të burgoset, pasi dënimet e tyre nuk do të pezullohen

Athinë, 22 tetor – I gjithë ekipi drejtues i ”Agimit të Artë”, që konsiderohet si një organizatë kriminale, do të burgoset, pasi dënimet e tyre nuk do të pezullohen në pritje të apelimit, sipas vendimit të shpallur nga Gjykata e Apelit e Athinës që zhvillon gjyqin e ”Agimit të Artë”.

Gjykata ka pezulluar dënimet e vetëm 12 prej atyre që janë shpallur fajtorë, mes tyre ish-deputetët Michail Arvanitis, Eleni Zaroulia, Chrysovalantis Alexopoulos, Stathis Boukouras dhe Dimitris Koukoutsis.