Botë

SHBA-ja suspendon shërbimet e vizave në Turqi pas raporteve për sulme të mundshme

SHBA-ja suspendon shërbimet e vizave në Turqi pas raporteve për sulme të mundshme
Foto: Ilustrim

Ambasada e SHBA-së më Ankara ka deklaruar të premten se ka suspenduar përkohësisht të gjithë shtetasit amerikanë dhe shërbimet e vizave në misionet në Turqi, par raporteve të besueshme për sulme të mundshme terroriste kundër qytetarëve amerikanë në Stamboll.

“Misioni i SHBA-së në Turqi ka marrë raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe kidnapime kundër qytetarëve të SHBA-së dhe shtetasve të huaj në Stamboll, përfshirë kundër Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së, ashtu si edhe lokacione të tjera në Turqi”, ka thënë ambasada, raporton Reuters.