Botë

OKB: Nënshkruhet armëpushimi i përhershëm në Libi

OKB: Nënshkruhet armëpushimi i përhershëm në Libi

Palët në konflikt në Libi nënshkruan sot një armëpushim kombëtar dhe të përhershëm, transmetuar drejtpërdrejt në internet, pas pesë ditëve diskutime në Gjenevë, organizuar nën drejtimin e OKB-së.

“Palët libiane kanë arritur në një marrëveshje armëpushimi të përhershëm në të gjithë Libinë”, theksoi misioni i mbështetur nga OKB në Libi.