Botë

Erdogani sfidon SHBA-në, e mbron testimin e sistemit raketor rus

Erdogani sfidon SHBA-në, e mbron testimin e sistemit raketor rus

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar të premten kryerjen e testit të parë për sistemin kundërthënës të mbrojtjes kundërraketore ruse, teksa ka hedhur poshtë kritikat e adresuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia ka testuar sistemin rus gjatë javës së kaluar, duke e nxitur reagimin e Washingtonit, i cili kishte paralajmëruar vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë me rastin e sistemit që është në kundërshti me sistemet e mbrojtjes të NATO-s, transmeton KOHA.