Botë

SHBA-ja kërcënon Turqinë me “pasoja serioze” pas testimit të sistemit rus të mbrojtjes ajrore

SHBA-ja kërcënon Turqinë me “pasoja serioze” pas testimit të sistemit rus të mbrojtjes ajrore
Foto: Reuters

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar aleatin e NATO-s, Turqinë për "pasoja serioze" pasi ushtria turke testoi një sistem të mbrojtjes raketore S-400 të prodhuar nga Rusia.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, "dënon në termat më të fortë të mundshëm provën e Turqisë të 16 tetorit të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 ", tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman në një deklaratë më 23 tetor, transmeton REL.