Botë

Rekord rastesh me koronavirus në Gjermani, Merkeli bën thirrje të reduktohen kontaktet

Rekord rastesh me koronavirus në Gjermani, Merkeli bën thirrje të reduktohen kontaktet
Foto: Reuters

Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 raste me koronavirus për 100 mijë banorë në 7 ditët e fundit, ka njoftuar Qendra Kombëtare Epidemiologjike, përderisa janë shtuar thirrjet për ndryshim të qasjes.

Instituti Robert Koch ka konfirmuar 14,714 raste të reja, që është rekord i ri ditor, edhe pse ky numër është menduar të jetë rritur për shkak të një gabimi teknik më herët gjatë kësaj jave.