Botë

Ngordhje masive e fokave në Afrikë, biologët japin shkaqet e mundshme

Ngordhje masive e fokave në Afrikë, biologët japin shkaqet e mundshme
Foto: Reuters

Mbi 12 mijë foka janë gjetur të ngordhura në bregun e Namibisë të Afrikës Jugore.

Siç njofton organizata joqeveritare që merret me ruajtjen e oqeanit të këtij vendi, gjatë javës së kaluar janë gjetur mijëra foka të porsalindura në rërën e ishullit Pelican Point, që është lokacion i njohur turistik pikërisht për shkak të numrit të madh të delfinëve dhe fokave.