Botë

Spitalet në Belgjikë mund të mbeten pa shtretër të lirë brenda 15 ditëve

Spitalet në Belgjikë mund të mbeten pa shtretër të lirë brenda 15 ditëve

Belgjika mund të mbetet pa shtretër të lirë në kujdesin intensiv brenda dy javëve nëse numri i personave në spitale vazhdon të rritet me ritmin aktual, ka thënë një zyrtar të mërkurën, raporton agjencia Reuters.Vendi me 11 milionë banorë ka nivelin e dytë më të lartë të infektimit me koronavirus në Evropë për kokë banori pas Çekisë, ku rastet e reja janë dyfishuar çdo 13 ditë dhe kanë arritur kulmin me më tepër se 18 mijë të infektuar më 20 tetor.

Numri i pacientëve në kujdesin intensiv po dyfishohet çdo tetë ditë – ka arritur në 757 të dielën – ndërsa 4827 persona janë të hospitalizuar.