Botë

Erdogani u bën thirrje turqve të bojkotojnë produktet franceze

Erdogani u bën thirrje turqve të bojkotojnë produktet franceze

Presidenti turk Tayyip Erdogan të hënën u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallra franceze, derisa ka vazhduar kritikat ndaj liderit të Francës, Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.

Erdogani tha të dielën se Macroni kishte problem me myslimanët dhe se i duheshin kontrolla mjekësore, teksa vuri në pyetje shëndetin mendor të tij, raporton Reuters.