Botë

Maduro thotë se Venezuela e ka zbuluar ilaçin për koronavirus

Maduro thotë se Venezuela e ka zbuluar ilaçin për koronavirus
Foto: Reuters

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka thënë se shkencëtarët e shtetit të tij kanë zbuluar një ilaç për të luftuar koronavirusin e ri, raporton agjencia ruse e lajmeve “TASS”.

“Studimi ka zgjatur gjashtë muaj, rezultatet tregojnë se qind për qind shkatërron virusin COVID-19 pa efekte toksike në molekulat e shëndetshme”, ka thënë Maduro.