Botë

Publikohen emrat e ministrave të rinj të Serbisë, Selakoviq kryediplomat, Vulin i Brendshëm e Stefanoviq i Mbrojtjes

Publikohen emrat e ministrave të rinj të Serbisë, Selakoviq kryediplomat, Vulin i Brendshëm e Stefanoviq i Mbrojtjes

E mandatuara për formimin e qeverisë së re të Serbisë, Ana Bernabiq i ka bërë publike emrat e ministrave të rinj.

Siç raportojnë mediat serbe, ndër 22 poste ministrore, të bëra publike sot, ministër i Jashtëm parashihet të bëhet Nikolla Selakoviq, sekretari i përgjithshëm e presidentit serb, ndërsa ministër i Brendshëm Aleksandar Vulin, ministri i deritashëm i Mbrojtjes. Ministër i Mbrojtjes, ndërkaq pritet të jetë Nebojsha Stefanoviq, transmeton Koha.net.