Botë

Dështon përsëri armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Dështon përsëri armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Një armëpushim i tretë në enklavën e Nagorno-Karabakut duket se dështoi të hënën, duke mos arritur t’u japë fund katër javë luftimesh mbi territorin e diskutueshëm.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara menjëherë pasi ai hyri në fuqi në orën 8:00 të mëngjesit me kohën lokale.