Botë

Senati amerikan me 52 votat e republikanëve konfirmoi Amy Coney Barrett anëtare të Gjykatës së Lartë

Senati amerikan me 52 votat e republikanëve konfirmoi Amy Coney Barrett anëtare të Gjykatës së Lartë

Senati amerikan konfirmoi të hënën gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Amy Coney Barrett si anëtaren më të re të Gjykatës së Lartë me 52 vota pro dhe 48 kundër.

Senatorja republikane nga shteti Mejn, Susan Collins iu bashkua të gjithë demokratëve të Senatit që votuan kundër emërimit të zonjës Barrett. Senatorja Collins tha se nuk do të votonte për emërimin e Gjyqtares Barrett për shkak të momentit të zhvillimit të këtij votimi, kur mbeten tetë ditë deri në zgjedhjet presidenciale.