Botë

Franca regjistron 523 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, Italia rekord të infektuarve

Franca regjistron 523 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, Italia rekord të infektuarve
Foto: Reuters

Franca ka regjistruar 523 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë e të vdekurve që nga 22 prilli, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë në Francë po ashtu ka regjistruar 33.417 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, që është rritje nga 26.711 sa u regjistruan të hënën.