Botë

Rusia aplikon në OBSH për parakualifikim të vaksinës së saj antiCOVID

Rusia aplikon në OBSH për parakualifikim të vaksinës së saj antiCOVID

Fond Rus për Investime Direkte (RDIF) ka dorëzuar aplikimet në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për përdorim emergjent dhe parakualifikim të vaksinës së saj për koronavirus, Sputni V, është njoftuar nga fondi, raporton agjencia Reuters.

Rusia u bë shteti i parë që dha aprovimin për një vaksinë kundër koronavirusit, dhe e bëri këtë para kompletimit të testimeve në shkallë të lartë, duke ngjallë kështu shqetësime në mesin e shkencëtarëve dhe mjektëve për sigurinë dhe efikasitetin e saj.