Botë

Rekord ditor i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni të Veriut – 870 raste të reja

Rekord ditor i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni të Veriut – 870 raste të reja

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar rekord ditor i rasteve me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 870 raste të reja me koronavirus nga 2647 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë, raporton "ina-online". 

Në 24 orët e fundit në Maqedoni kanë vdekur 14 pacientë si pasojë e koronavirusit.