Botë

Trumpi: Kryesoj në shtetet e lëkundura, anketat janë gabim

Trumpi: Kryesoj në shtetet e lëkundura, anketat janë gabim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën mbrëma se gëzon mbështetje shumë më të madhe në shtetet e lëkundura se ç’tregojnë anketat, ku rivali i tij Joe Biden rezulton me epërsi.

"Shifrat në anketa i kam shumë të mira. Ju nuk i shihni shifrat e vërteta”, tha presidenti në hotelin e tij në Las Vegas para se të nisej për në Arizona për fushatë.