Botë

Qëllohet për vdekje adoleshenti në Rusi pas sulmit në rajonin me shumicë myslimane

Qëllohet për vdekje adoleshenti në Rusi pas sulmit në rajonin me shumicë myslimane

Policia në Rusi ka qëlluar për vdekje një 16-vjeçar të rajonit me shumicë myslimane të Tatarstanit, pasi kishte provuar t’i vinte flakën një stacioni lokal policor dhe theri një polic, kanë thënë hetuesit të premten.

Komiteti i Hetuesisë së Rusisë, i cili merret me krime të rënda, ka thënë përmes një deklarate se e ka trajtuar rastin si tentim për sulm terrorist dhe se ka hapur rast kriminal.