Botë

Franca në karantinë, kaos në Paris, kolona e makinave 700 kilometra

Franca në karantinë, kaos në Paris, kolona e makinave 700 kilometra

Parisi është ‘pushtuar’ nga makinat vetëm pak orë para se të ndodhte bllokimi i ri kombëtar në të gjithë Francën. Trafiku i rënduar arrinte deri në 700 km në rajonin e Ile de France të enjten në mbrëmje, njoftoi media lokale, transmeton Shqip.

Masat e bllokimit hynë në fuqi në mesnatën e së premtes (ora 23:00 GMT) për të ndaluar shifrat e larta të infektimeve me Covid. Një ditë më parë, presidenti Macron njoftoi një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar udhëtimin midis rajoneve.